Gurra: Misioni i myslimanëve Shqipëria e shqiptarët, nuk zgjidhim dot problemet e rajonit e botës

I ftuar në RTV Ora, ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, u shpreh se Myslimanët nuk mund të prodhojë murgjëri, por janë aty për të marrë përgjegjësi dhe t'i shërbejnë shoqërisë shqiptare aq sa munden dhe jo të struken diku.

Gurra shtoi se për myslimanët duhet të jetë i qartë misioni, që janë Shqipëria dhe shqiptarët dhe jo të zgjidhin problematikat ndërkombëtare dhe as të rajonit.

Gurra: Myslimanët nuk mund të prodhojë murgjëri, por janë aty për të marrë përgjegjësi dhe t'i shërbejnë shoqërisë shqiptare aq sa munden dhe jo të struken diku dhe ta zgjidhë qeveria, e ne vetëm të lutemi. Duhet prodhim i realitetit publik dhe në momente të caktuara të prodhojë zgjedhje.

Këto zgjidhje ofrohen vetëm ku je i lirë dhe i pavarur dhe rri në misionin që ke marrë duke e ditur që është një bashkësi myslimane që nuk ka lindur dje. Duhet të jetë i qartë misioni, që është Shqipëria dhe shqiptarët. Ne nuk zgjidhim dot problematikat ndërkombëtare dhe as të rajonit.

Sipas Gurrës në raport me proceset me legalizimet, do të vijë një ditë që komuniteti mysliman do të  tregohet me gisht për objektet e kultit që janë ndërtuar në vende pa leje.

Gurra: Ndërsa këto proceset me legalizimet, do të vijë një ditë që do të na tregojnë me gisht për objektet e kultit që kemi ndërtuar në vende pa leje. Kjo është sa qesharake dhe tragjike. Në një moment tjetër do të gjykohemi në mënyrë komike si ndërtohen xhamitë dhe kishat pa lejet. Kjo nuk sjellë apo shton asnjë dinjitetin e myslimanëve, përveç të disa xhamive që janë me ide ekstremiste, që janë grupime të vogla. Legalizimi nuk kushton asgjë.

EMISIONET