Grabitje në Durrës/ K*rcënon punonjësen e një pike telefonie dhe largohet me paratë e arkës

Grabitje në Durrës/ K*rcënon punonjësen e një pike

Një pikë e shërbimeve të telefonisë celulare në Durrës është grabitur, ndërsa autori i dyshuar është larguar menjëherë pasi mori një shumë parash.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ka hyrë në ambientet e biznesit, ka kërcënuar punonjësen që ndodhej në shërbim dhe ka marrë paratë nga sirtari i arkës. Më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia bën me dije se autori i dyshuar nuk ka pasur armë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore nisën menjëherë veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit, të cilat po analizohen për të përcaktuar dinamikën e grabitjes dhe për të siguruar prova që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

EMISIONET