Zi në familjen Kardashian-Jenner/ Ndërron jetë nëna e Kris Jenner

Zi në familjen Kardashian-Jenner/ Ndërron jetë nëna e Kris

Familja Kardashian-Jenner është në zi. Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner dhe gjyshja e motrave Kardashian-Jenner, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur vetë Kris Jenner përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku e përshkroi nënën e saj si "zemrën e familjes" dhe personin që i mësoi vlerat më të rëndësishme të jetës.

"Sot i thamë lamtumirën mamasë time të bukur MJ. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë atë që ajo ka nënkuptuar për mua... Zemra ime është thyer në një milion copa", shkroi Kris.
Ajo kujtoi me emocion se Mary Jo i kishte mësuar të donte familjen pa kushte, të ishte e sjellshme dhe të mos e merrte kurrë si të mirëqenë asnjë moment të kaluar me njerëzit e dashur.

"Do të më mungojnë bisedat tona të përditshme, buzëqeshja dhe e qeshura jote. Dashuria jote do të jetojë përgjithmonë në familjen tonë dhe në çdo kujtim që kemi ndërtuar së bashku," vijon mesazhi i saj.

Mary Jo “MJ” Shannon ishte një figurë e njohur dhe shumë e dashur për publikun, pasi u shfaq në disa episode të reality show-t "Keeping Up With the Kardashians", ku fitoi zemrat e fansave me karakterin e saj të ngrohtë dhe lidhjen e fortë me familjen.

Mesazhi i Kris Jenner ka prekur mijëra ndjekës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e gruas që konsiderohej shtylla e familjes Kardashian-Jenner.

 

 

EMISIONET