Zhduken postimet nga Kep Merli/ Veprimi i Dua Lipës ndez diskutimet në rrjet

Zhduken postimet nga Kep Merli/ Veprimi i Dua Lipës ndez diskutimet në

Dua Lipa ka bërë një veprim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj. Disa nga fotografitë që këngëtarja britaniko-shqiptare kishte publikuar gjatë pushimeve në Kep Merli, në jug të Shqipërisë, nuk shfaqen më në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Artistja kishte ndarë më herët pamje mahnitëse nga bregdeti shqiptar, duke promovuar bukuritë natyrore të zonës për miliona ndjekës në mbarë botën. Megjithatë, postimet janë fshirë pa asnjë shpjegim publik.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Dua Lipa është përfshirë në debatin për mbrojtjen e zonave natyrore. Në një intervistë të fundit, ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe shprehu mbështetje për protestat kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura, deklarata që ngjallën reagime të shumta.

Fshirja e fotove nga Kep Merli ka shtuar spekulimet, edhe për shkak të lidhjes që familja e artistes ka me këtë zonë, ku zotëron një vilë. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim nëse vendimi lidhet me debatet e fundit apo është thjesht një riorganizim i profilit të saj në rrjetet sociale.

Pavarësisht arsyeve, zhdukja e këtyre postimeve ka ngjallur diskutime në rrjet, pasi imazhet e Dua Lipës nga Kep Merli konsideroheshin një promovim i rëndësishëm i rivierës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

 

 

EMISIONET