Zbulohet sekreti që mund të vendosë finalen e shekullit mes Spanjës dhe Argjentinës/ Halili: Messi ka treguar për 24 sezone se çfarë di të bëjë

Finalja e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës premton të jetë një nga përballjet më të zjarrta dhe më të diskutuara në botën e futbollit.

I ftuar në një lidhje të drejpërdrejtë në  ”SPORT FOCUS” në “ORA NEWS”,gazetari i sportit, Isa Halili,  bëri  një analizë të detajuar të përballjes së madhe mes Argjentinës dhe Spanjës, vihen në pah rrugëtimet fantastike të të dyja skuadrave drejt finales. Spanja vjen si një kampione e vërtetë në formë, duke eliminuar kundërshtarë të frikshëm si Portugalia e Cristiano Ronaldos dhe Franca plot yje.

Nga ana tjetër, Argjentina vazhdon të udhëhiqet nga kapiteni i saj legjendar, Lionel Messi, i cili pavarësisht moshës vazhdon të thyejë rekorde dhe të udhëheqë ekipin me asiste e gola deçizivë.

Përballja thekson dy stile krejtësisht të ndryshme në fushën e blertë: qarkullimin e topit, vizionin dhe mbrojtjen e organizuar të Spanjës (me lojtarë kyç si Rodri, Cucurella, dhe talentin e jashtëzakonshëm Cubarsi) kundrejt shpirtit luftarak, sakrificës pa kompromis dhe grintës tipike amerikano-latine të Argjentinës, një skuadër që thjesht nuk dorëzohet kurrë.

“Spanja është kampione e Europës në fuqi. Është një skuadër që jo më kot mbërriti deri aty ku do të përballet kundër Argjentinës, duke mundur skuadra të vështira jo vetëm në letër, por edhe në fushën e lojës, si skuadra që të paktën mendoheshin të shkonin gjatë dhe arritën të shkonin gjatë.

Ishte Portugalia e Cristiano Ronaldos, një Portugali që në gjykimin tim është Portugalia më e mirë të paktën në cilësi në shekullin e 21, dhe mposhti skuadrën e Francës, një skuadër kaq e frikshme në elementë dhe jo vetëm, duke i asgjësuar gjëlat për të mbërritur pikërisht kundër Argjentinës, me këtë të fundit që ndonëse është aluduar shpesh për favorizime apo ndoshta edhe për një shortim të lehtë, por shortin Argjentina nuk e bleu, ishte pjesë e lojës dhe ata bënë lojën e vet.

Është një skuadër që nuk dorëzohet kurrë, një ekip që udhëhiqet nga një futbollist që ka treguar përgjatë 24 sezoneve se çfarë di të bëjë. Jo më pak ka shënuar 921 gola, është Lionel Messi, njeriu më i shumtë i asisteve, një njeri që ka vendosur çdo lloj rekordi në kupën e botës.

Është ai golashënuesi më i mirë i trofeut më të madh dhe më prestigjioz për kombe në botë, është ai njeriu që ka asistuar më shumë, është ai njeriu që udhëhoqi këtë Argjentinë, siç bëri në fakt edhe kundër skuadrës së Anglisë, ku edhe pse nuk shënoi, dha dy asiste, sidomos ai i dyti për Lautaro Martinez, si për të treguar që është në nivele të larta dhe jo më kot të gjithë mendojnë dhe gjykojnë që ai është sot aktualisht futbollisti më i kuotuar për të fituar në moshën 39-vjeçare Topin e Artë.

Jam i bindur që Spanja do ta dominojë Argjentinën sepse e ka në gjenetikën e tyre në mënyrën si luajnë. Spanjollët janë një skuadër që e luajnë topin poshtë, pra nga portieri Unai Simon e për të vazhduar rrjedhshëm. Po të shikosh edhe në prapavijë janë një skuadër që pavarësisht se janë mbrojtës, duke filluar nga Cucurella, Porro, Laporte apo Cubarsi me këtë të fundit që ka bërë vetëm 17 vjeç por ka një lloj karakteri të jashtëzakonshëm dhe fakti që ka dy tre sezone që po luan me Barcelonën në nivele të larta, tregon edhe një herë që ata duken sikur janë mesfushorë të mirëfilltë.

Pra janë të thjeshtë, të qartë, të saktë dhe duke patur aty një mesfushor të nivelit, jo më kot është top i artë para dy sezonesh si Rodri, nëse ka një motiv që Franca sot është jashtë, është pikërisht prej këtij njeriu që arriti të izolonte në mënyrë të frikshme një si Michael Olise në gjysmëfinale për të ardhur deri këtu.”-u shpreh ai.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE



EMISIONET