"Ne nuk bëjmë ndarje për show"/ Deklarata e Gimbos ndez rrjetin, ndjekësit e lidhin me Mateon

"Ne nuk bëjmë ndarje për show"/ Deklarata e Gimbos ndez

Një deklaratë e Gimbos gjatë një interviste televizive ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke nxitur aludime se mund të ketë qenë një thumbim i tërthortë ndaj ish-mikut të tij, Mateos.

Teksa komentonte mënyrën se si disa personazhe publikë zgjedhin të menaxhojnë jetën private, Gimbo u shpreh: "Ne nuk bëjmë drama për show apo ndarje për vëmendje." Edhe pse nuk përmendi asnjë emër, fjalët e tij u interpretuan menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i koduar, në dritën e zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë Mateon dhe partneren e tij.

Deklarata ka ndezur diskutimet në rrjet, ku shumë komentues janë të bindur se ajo ishte një "thumb" për ish-banorin e Big Brother VIP Albania, ndërsa të tjerë e konsiderojnë thjesht një qëndrim të përgjithshëm të Gimbos.

Deri në këto momente, Mateo nuk ka reaguar ndaj aludimeve, ndërsa as Gimbo nuk ka sqaruar nëse mesazhi i tij kishte një adresim konkret. Për pasojë, gjithçka mbetet në nivel interpretimesh dhe spekulimesh, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth raportit mes dy ish-miqve.

 

 

EMISIONET