Goditet trafikimi i dr*gës nga Shqipëria drejt Greqisë/ 109 kg lëndë narkotike në BMW, kapet 43-vjeçari turk pranë Igumenicës

Goditet trafikimi i dr*gës nga Shqipëria drejt Greqisë/ 109 kg

Në lidhje me operacionin e fundit antidrogë pranë kufirit greko-shqiptar, mësohet se është ndaluar një automjet i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

I ndaluari është një shtetas turk 43-vjeçar, i cili po drejtonte një automjet tip “BMW” në zonën e Nea Selefkiës, pak para hyrjes në qytetin e Igumenicës.

Ai dyshohet se është angazhuar si transportues nga një grup kriminal, me qëllim dërgimin e lëndës narkotike drejt Athinës.

Sipas të dhënave hetimore, droga dyshohet se ka kaluar nga territori shqiptar, nga zona e Sarandës përmes fshatrave të Konispolit, duke përdorur kufirin e gjelbër.

Më pas ajo është transportuar dhe ngarkuar në automjetin e ndaluar në Greqi.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 109 kilogramë e 364 gramë lëndë narkotike, e ndarë në 102 pako dhe e paketuar në çanta sportive me ngjyrë të zezë.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

EMISIONET