"SHQIPËRIA NUK SHITET"/ Haga 'skuqet' nga protestat kuqezi, zëri i shqiptarëve kundër projektit të Zvërnecit në përmasa ndërkombëtare

"SHQIPËRIA NUK SHITET"/ Haga 'skuqet' nga protestat

Shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Hagë për të protestuar, duke iu bashkuar valës së tubimeve që prej disa ditësh po zhvillohen në Shqipëri dhe qytete të ndryshme.

Protesta në Holandë vjen si vijim i lëvizjeve që kanë nisur në Tiranë dhe në disa zona të vendit, ndërsa tashmë janë shtrirë edhe jashtë kufijve.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur në duar pankarta dhe kanë ngritur thirrje si “Shqipëria është e jona” dhe “Shqipëria nuk shitet”, duke shprehur kundërshtimin ndaj projektit të investimit në zonën e Zvërnecit.

Tubimet po vazhdojnë në mënyrë periodike çdo pasdite, ndërsa protestuesit shprehin pakënaqësi ndaj mënyrës së menaxhimit të projektit dhe vendimmarrjes për zonën bregdetare.

EMISIONET