Të shtëna me a*më në Vlorë/ 30-vjeçari u qëllua në këmbë, autori "ia mbath" me motor

Të shtëna me a*më në Vlorë/ 30-vjeçari u

Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë, pranë rrethrrotullimit të Çoles, në lagjen “24 Maji”.

I plagosuri dyshohet të jetë qëlluar në këmbë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me motor, ndërsa dyshohet se i plagosuri është rreth 30 vjeç dhe sapo kishte dalë nga një prej lokaleve të zonës.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se, pas një konflikti ndërmjet shtetasve T. A., 55 vjeç, dhe K. L., 27 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. L.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit T. A., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi K. L. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

EMISIONET