(VIDEO) NUK MUNGOJNË PROTESTAT NGA HAMBURGU/ Me muzikë patriotike dhe flamuj kuqezi, shqiptarët ngrejnë zërin kundër "Zvërnecit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2026, 19:22
Teksa vijojnë protestat në Shqipëri kundër qeverisë dhe projektit të Zvërnecit, shqiptarët që kanë emigruar nga atdheu këtë kauzë nuk e kanë lënë në harresë.
Në Gjermani, në qytetin e Hamburgut shqiptarët i janë bashkuar "zërit" të protestës dhe kanë shprehur më shumë se kurrë mbështetje ndaj lëvizjes qytetare që ka mbuluar tokën shqiptare së fundmi.
Fëmijë, gra dhe burra kanë dalë të veshur kuqezi dhe mes këngësh patriotike dhe thirrjes për bashkim, kanë theksuar qendresën e tyre kundër qeverisë.

