KËRCET ARMA NË SHIJAK! Dyshohet për të plagosur
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 7 Qershor 2026, 18:12

Në Shijak janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur në këmbë.
Sipas burimeve në Ora News , ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë këqyrjen e zonës dhe për të mbledhur provat.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

