ZJARR NË ASTIR/ Flakët përfshijnë banesën, nuk raportohet për të lënduar (VIDEO)

Një zjarr është raportuar në zonën e Astirit në Tiranë, te vila “L”.

Sipas të dhënave paraprake për Ora News, flakët janë përhapur në ndërtesë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.

Nuk raportohet për persona të lënduar deri në këto momente.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tyre.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

EMISIONET