KODE POLICËSH/Gledis Nano-Bledi Çuçit: Personaliteti nuk ndërtohet me poste, ndërkombëtarët më kanë vlerësuar
Ish-kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano nuk beson në versionin e qeverisë dhe ish-eprorit të tij Bledi Çuçi për argumentin e dhënë për shkarkimin e tij, dhe thotë se nuk ka ndërmend të bëjë një analizë të punës së tij pasi ajo është vlerësuar nga agjencitë partnere ndërkombëtare.
Një ditë pasi u shkarkua (31 gusht 2022) nga drejtimi i uniformave blu, Gledis Nano përmes një gjuhe të koduar i drejtohet shqiptarëve dhe vartësve të tij përmes një letre të hapur.
Në letrën e tij Nano injoron ish-eprorin Bledi Çuçi, ndërsa thotë se nuk ka aspak ndërmend të bëjë një analizë të punës së tij, pasi nuk e vë në dyshim vlerësimin e shprehur për të nga partnerët ndërkombëtar.
Gledis Nano: Në fjalën time falënderuese për gjithsecilin prej jush, nuk kam ndërmend aspak të bëj një analizë të punës sime si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përkundrazi atë mund ta bëjë fare mirë dhe lehtësisht secili prej jush… Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet! Për cilindo këto janë periudha të përkohshme që nëse arrin ta mbyllë më nder dhe vlerësim që nga qytetari më i thjeshtë, deri tek partnerët më strategjikë, atëherë çdokush prej nesh ka fituar vetveten.
Njeriu që drejtoi Policinë e Shtetit për afro 10 muaj teksa referon ish-liderin e Izraelit Shimon Peres, sërish thotë se në raste të tilla gjëja më e zgjuar në botë është përpjekja për të qenë një person me moral.
Gledis Nano: Në mënyrë të veçantë, postet drejtuese janë dhe do të mbeten një provë karakteri për të gjithë ata që marrin përsipër detyrat e vështira dhe me përgjegjësi të lartë shoqërore. Ajo që ka një rëndësi parësore në këtë aspekt është ruajtja e tipareve identitare, thënë më qartë, mos tjetërsimi dhe qëndrueshmëria mbi parimet me të cilat jemi mbrujtur qysh në bankat e shkollës deri në ditën kur kemi bërë betimin përpara flamurit kombëtar, besnikëria ndaj të cilit mbetet akti më i vështirë por edhe më i çmuari.
Sipas ish- drejtorit Nano policia ka hyrë në një etape e cila ka krijuar dhe lidhur kontakte me agjensite e huaja. Nano u shpreh se në 10 muaj drejtim të policisë ka qënë gjithmonë krah unifromave blu duke iu dhënë mbështjete.
Gledis Nano u emërua në krye të kupolës me datën 6 tetor të vitit të shkuar ku zëvëndësoi Ardi Veliun. Shkarkimi i tij nga detyra sipas ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi erdhi si pasojë e mos përmbushjes së objektivave dhe rkithimiit të rendit dhe sigurisë.


