Gjyqi për ARRSH/ Lexohen parashtrimet për Evis Berberin dhe të tjerët, 22 të pandehur kërkojnë gjykim të shkurtuar

Gjyqi për ARRSH/ Lexohen parashtrimet për Evis Berberin dhe të

Ka vijuar këtë të mërkurë gjykimi për një nga fraksionet e dosjes së ARRSH-së.

Prokurori Dritan Prençi lexoi parashtrimet mbi faktet penale të 12 episodeve, ku sipas akuzës, Evis Berberi, në cilësinë e kreut të Efiçencës së Energjisë dhe më pas të ARRSH-së, në bashkëpunim me zyrtarë e shtetas të tjerë, ka shkelur ligjin në procedurat e tenderimit publik, duke favorizuar kompanitë që ishin në fakt të tij.

Gjykata relatoi se kërkesat e disa prej të pandehurve për formën e gjykimit do të trajtohen në seancën e radhës, më 8 prill. SPAK njoftoi se për këtë çështje ia lë vendimmarrjen gjykatës, pasi organi hetues nuk ka një qëndrim të prerë për pranimin ose jo të formës së gjykimit.

Sipas SPAK, Valter Begaj ka kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërsa Evis Berberi dhe Brunilda Buli, e akuzuar për vepra të ngjashme penale, nuk mund të ndahen. Për të pandehurit e tjerë specialistë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, SPAK është dakord për ndarjen dhe aplikimin e gjykimit të shkurtuar.

EMISIONET