“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, ja kur do mbahet e radhës

“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun,

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me dosjen ‘Gërdeci’.

Seanca e radhës do të mbahet më 28 janar, ora 9:00.

Mësohet se avokatët e Mediut dorëzuan pyetje të tjera në lidhje me akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

Për këtë ekspertët morën kohë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të tjera.

Kujtojmë që Fatmir Mediu është marrë i pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.

EMISIONET