G*diti efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit. Ditën e sotme, Altin Ndoci është arratisur nga burgu i Durrësit. Bëhet me dije se Ndoci kishte shkuar në spital, për të kryer vizita mjekësore në repartin infektiv.
Ai ka qenë i shoqëruar nga efektivë të policisë së burgjeve. Në momentin që ka mbërritur në dhomën e posaçme për të burgosurit, ai ka goditur efektivin e policisë dhe është larguar në drejtim të varrezave të qytetit. Policia po punon për kapjen e tij.
Kush është Altin Ndoci dhe pse është arrestuar?
Altin Ndoci akuzohet nga SPAK, vrasje, grup kriminal etj. Ai ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.
Në një dosje tjetër Altin Ndoci, akuzohet nga SPAK dhe Nuredin Dumani si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit).

