Berisha-Ramës: Hajde hapim tefteret e shtetit të shohim tenderat që kanë përfituar familjarët tanë që ligji i ndalon

Berisha-Ramës: Hajde hapim tefteret e shtetit të shohim tenderat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim elektoral në zonën e Paskuqanit me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës Arjan Hoxha.

Në fjalën e tij Berisha i bëri ftesë kryeministrit të vendit të hapin tefterët e shtetit publikisht dhe të shohin tenderat që kanë përfituar familjarë të tyre, gjë që ligji se lejon sipas tij.

"E kam ftuar dhe e ftoj, hajde këtu dil para qytetarëve. Ti ke familjar, unë kam familjar, ti marrim njëherë tefteret e shtetit të gjitha. Të dalë, çfarë tenderash kanë fituar familjarët e mi nga shteti dhe çfarë tenderash kanë fituar familjarët e tu. Me ligj familjarët tanë nuk mund të fitojnë tendera.
Ligji nuk e lejon.

Ligji nuk e lejon pushtetarin të përdorë pushtetin e tij për ti dhënë tendera familjarit të vet. Që në atë moment është vjedhje, është përdorim i pushtetit për të pasuruar veten. Nuk del dot, sepse i nxjerr unë këtu të paktën 100 tendera për Armando Frangun, baxhanakun e tij, të paktën 100 ja nxjerr një e nga një. Ja këtu.

I nxjerr me dhjetëra tendera për thjeshtrën. Edhe ajo një vajzë e re, vajzë e mirë nuk them, por i shkatërroi të gjitha studiot e arkitektëve në Tiranë, sepse është lidhur me një kompani të huaj, kompania e huaj fiton tenderat, këtë e merr nënkontraktore dhe çdo projekt do të marrë bekimin e saj. Nuk del dot Edi Rama, nuk del dot sepse ka marrë përsipër të përdorë pushtetin për pasurimin e tij.

Urdhëro hajde pak të të tregoj se çfarë drame ka krijuar Olsi me ortakët e vet, mbi 2 miliardë euro me call centera. Nuk del dot sepse detyrohet të ikë po të dalë. Prandaj dhe as Kipen nuk lejon të dalë. Nuk lejon asnjë," tha ai.

EMISIONET