Zgjedhjet e 14 majit, Mediu: E djathta nuk është thjesht koalicioni Bashkë Fitojmë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në "Drejt" thotë se opozita në këto zgjedhje është shumë më shumë se Bashkë Fitojmë.
Ai thotë se është intreresi i Ramës ta politizojë në këtë mënyrë teksa shtoi se në bazë të gjithë faktorët opozitarë janë bashkuar në mbështetje të kandidatit dhe padyshim edhe në garën elektorale të tyre për të mbledhur votat për këshilltarë.
Mediu: E djathta nuk është thjesht koalicioni Bashkë Fitojmë siç përpiqet të portretizohet ndonjëherë nga mazhoranca por edhe harrohet ndonjëherë nga një pjesë e opozitës. Bashkë Fitojmë është një subjekt elektoral. Partitë që kanë pranuar kandidatët e opozitës si kandidatë të përbashkët janë më shumë sesa thjesht Bashkë Fitojmë. Ka një qëllim në këtë lloj shfaqje të fushatës elektorale nga ana e medias, është dhe interesi i Ramës.
Rama kërkon ta mbajë lart debatin për ta kthyer në debat politik me parrullat e famshme përpara dhe mbrapa, për të krijuar një perceptim të rremë te qytetarët.Kandidaturat e opozitës në pjesë dërmuese janë kualitete shumë herë më të plotë dhe më me program se kandidaturat e PS që kanë provuar që nuk kanë bërë asgjë në pjesën më të madhe. Në bazë të gjithë faktorët opozitarë janë bashkuar në mbështetje të kandidatit dhe padyshim edhe në garën elektorale të tyre për të mbledhur votat për këshilltarë.