FOTO+VIDEO/ Erërat e forta rrëzojnë pemët shekullore, thyhen varret e shkulen qivuret në varrezat e Vlorës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, teksa për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të rëna, shumë pemë shekullore të mbjella pranë varrezave kanë dëmtuar këkto të fundit.

Për pasojë, rënia e pemëve ka thyer varre e shkulur qivuret nga vendi duke frikësuar familjarët ku prehen të afërmit e tyre.

Banori thotë se ka shkuar te varri i një familjari sot dhe skenë që ka parë e ka pataksur.

Siç shihet edhe nga pamjet, situata është tejet serioze, ndërsa autoritetet vendore po përpiqen të normalizojnë gjendjen.

EMISIONET