FOTO+EMRI/ Përplasje fatale në Bezzecca, humb jetën shqiptari 42-vjeçar. Shoferja e makinës përfundon në spital

FOTO+EMRI/ Përplasje fatale në Bezzecca, humb jetën shqiptari

Një 42-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor në Itali, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte u përplas me një automjet në zonën e Bezzecca-s, në provincën e Trentos. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, më 12 korrik, duke shkaktuar pasoja fatale për drejtuesin e motorit.

Viktima është identifikuar si Renis Domi, me origjinë shqiptare, i cili kishte jetuar prej disa kohësh në Concesio.

FOTO+EMRI/ Përplasje fatale në Bezzecca, humb jetën shqiptari

Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë tip Yamaha R1 kur u përplas me një Renault Clio që drejtohej nga një grua 67-vjeçare nga Bezzecca.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti ishte duke kryer një manovër kthimi në momentin kur ndodhi përplasja. Goditja rezultoi fatale për shqiptarin 42-vjeçar, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe një mik i tij që udhëtonte me një tjetër motoçikletë, rreth 100 metra larg vendit të përplasjes.

Drejtuesja e makinës mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Trentos për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe Patrulla Rrugore, e cila nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen fatale.

EMISIONET