FOTO/ Pankarta, turmat e protestuesve dhe mbarëvajtja e tubimit, ja çfarë nuk u pa nga protesta

Gjithë grupmoshat sonte ndodhet në marshim dhe duke protestuar kundër qeverisës aktuale.
Teksa Ora News ka transmetuar pamje të protestuesve dhe fjalimeve, ja çfarë mund të ketë shpëtuar nga 'syri' i shumicës.
Duke nisur nga më e dukshmja, rinia shqiptarë "dominon" turmën në marshim dhe në fjalimet para Kryeministrisë.
Gjithashtu duhet theksuar se këto marshime janë paqësore dhe mbarëvajtja e tyre ka qenë e organizuar nga qytetarë, të cilët një pjesë e tyre kanë krijuar një "mburojë" në fillim të marshimit për të siguruar kujdesin e nevojshëm për të miturit e pranishëm.
Nga pamjet e siguruar për Ora News, mund të shohim pankarta të cilat ngrejnë vigjilencën e pjesëmarrjes së vogëlushëve në bulevard.
Nga ana tjetër, parrullat dhe flakadanët kanë qenë mënyra tjetër që protestuesit kanë komunikuar mesazhet e tyre ndaj qeverisë.


