EKSKLUZIVE/ Vajza e xhaxhait të Edmond Haxhisë: Kush është informatori nga policia që jep emra për median?
"Unë jam vajza e xhaxhait të Edmond Haxhisë". Kështu e nisi rrëfimin ekskluziv për "Drejt" Nertila Haxhia, e afërmja e të dyshuarit si financues dhe porositës i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin.
"Për shkak të dyshimeve që kishin për pistën e parë të gjakmarrjes policia e shtetit duke qëndruar konform gjithë procesit të hetimit, por paralelisht duke ndjekur dhe mediat edhe pse duke ditur të vërtetat e lidhjeve tona të afërta miqësore nuk është se unë me mediat merresha shumë.Kam parë edhe që Edmond Haxhia ka ikur 7 vjeç në Britani. Edmond Haxhia ka ikur paraadoleshent në Britani. Kam parë dhe që Edmond Haxhia është financues i vrasjes, porositës. U përmend grup i strukturuar kriminal, janë vepra penale.Kush nga policia e shtetit i jep të dhëna gazetarisë të nxjerrë emerat kur procesi i hetimit vazhdon? Kam qenë brenda komisariatit të Lezhës ndërkohë që vazhdonte hetimi i fokusuar te gjakmarrja. Është kontrolluar dhe banesa dhe trojet e babait tim".
Fisi Haxhiaj, tha ajo, nuk ka asgjë përveçse ngushëllime për familjen Nikulaj ndërsa Fisi Lekstakaj përgjigjen vetë.
"Edmond Haxhia është djali i dajës i vetëm njërit prej Lekstakajve. Në fillim fisi Palaj dhe pastaj fisi Lekstakaj u ekspozua nga kërkimi i drejtësisë. Jam një njeri që kam pasur në dorë dosjen dhe dokumentat që shteti britanik të mos i kthente në Shqipëri për arsye se ishin në gjakmarrje të konfirmuar, letërpërcjelljet i kam pasur unë në dorë. I kanë shkruajtur gjithë politikës. Në dosje kërkohej vetëm të vazhdonte hetimi. Kanë pretendimet e tyre".