Del EMRI dhe FOTO-ja e autorit të dyshuar që ekz*kutoi Renato Hoxhajn në Vlorë

Del EMRI dhe FOTO-ja e autorit të dyshuar që ekz*kutoi Renato Hoxhajn

Personi që ka qëlluar 4 herë me armë zjarri ndaj Renato Hoxhaj, është shfaqur në orët e para të mëngjesit me një kapele dhe një maskë kirigjikale, duke mbuluar thuajse totalisht pamjen e fytyrës.

Gazetari Elton Qyno ka siguruar foton e autorit të dyshuar htë vrasjes, ndërsa një person me inicialet Erlis Mehmetaj është ndaluar si autor i përkrahjes së autorit të krimit.

Personi që duket në foto është fiksuar nga kamerat e sigurisë që ndodhet të instaluara në zonën ku ndodhi krimi.

Tashmë policia ende nuk ka emrin e saktë të këtij personi por po punohet intesivisht për identifikimin e tij.

Ngjarja tronditi Vlorës, pasi viktima nuk kishte asnjë precedent penal. Ndërsa pista e hetimit është përqëndruar në konfliktet e mundshme të pronësisë dhe marëdhënies sentimentale.

Hoxhaj kishte disa kohë që ishte divorcuar nga gruaja dhe bashkëjetonte me një grua tjetër. Aij punonte si roje në një biznes në Vlorë.

Personi që është arrestuar në Vlorë për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” rezulton se i ka lënë në përdorim makinën me të cilën është larguar drejt “Ksamilit” autori I krimit që vrau Renato Hoxhaj.

Ai është marë gjatë në pyetje nga policia e Vlorë, por në asnjë moment nuk ka pranuar të tregojë se kujt ja ka lënë makinën në përdorim ditën kur ka ndodhur vrasja e Hoxhaj.

Hoxhaj jetonte shumë pranë banesës së një personazhi të njohur të botës së krimit në Vlorë me inicialet S.S dhe mundësia e një rrjedhje informacioni tek grupet rivale mund të jetë bërë shkak për ekzekutimin e tij.

Kjo pistë është në verifkim nga policia, por përqëdrimi më i madh i hetimit është tek pronësia dhe lidhja sentimentale.

Personi I vetëm i arrestuar deri në këtë fazë të hetimit quhet Erlis Mehmetaj.

Ky I fundit nuk ka pranuar të tregojë se kujt ja ka lënë makinën në përdorim, çka ka sjellë vështirësi në identifikimin dhe lokalizimin e autorit të vrasjes së Renato Hoxhaj.

Del EMRI dhe FOTO-ja e autorit të dyshuar që ekz*kutoi Renato Hoxhajn

EMISIONET