“Familjarisht në SPAK me atë që nxjerrin halet e qeverisë”, Kryemadhi: Varrin e babait po ta hapin nuk do të gjejnë gjë të padeklaruar
Ka disa dosje që janë bërë kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, por a ju trembet ajo këtyre dosjeve?
Monika Kryemadhi në “Ora e Betit” në RTV ORA thotë se në SPAK është gjithë familja e saj por nuk frikësohet pasi është paditur për fatura fallco.
Monika Kryemadhi: Nuk ju frikësohem fare. Në SPAK jemi paditur familjarisht për fatura fallco. Po të merrni atë që nxjerrin halet e qeverisë, po t'ia jepni ta shikojë çdo punonjës banke do të thotë se është fallco.
Sipas saj e gjitha bëhet për të shkëputur vëmendjen nga afera e incineratorëve.
Kryemadhi shprehet “dhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asnjë gjë të padeklaruar”.
Monika Kryemadhi: Erion Veliaj që është avokat i incineratorëve dhe pronari i incineratorëve që është Edi Rama, edhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asnjë gjë të padeklaruar. Lufta që në kohën e Berishës kur ka qenë president. Me Fatos Nanon e me të gjthë kalvarin e Ramës na kanë bërë jo vetëm të jemi të sigurt por dhe korrekt me njerëzit me ligjet e me shtetin. Përpara Edi Ramës Erion Veliajt, Lulëzim Bashës, Sali Berishës, Fatos Nanos e kujtdo tjetër. Po përmend të gjithë emrat që kanë qenë kryeministra. Kanë hetuar qarqet antishqiptare, çdo gjë dhe nuk kanë gjetur asnjë gjë.
Gjithashtu ajo nuk la pa përmendur as akuzat që i bëhen për zhvillim të operacioneve plastike ku u shpreh se në rast se do të vendosë ti bëjë do ti bëjë live.
Monika Kryemadhi: Ti merresh me fytyrën e Monikës, se do të mbulosh fytyrat e 24 kompanive që kanë vjedhur 189 milion dollarë evazion fiskal, por me ato lekë kishte rritur 200% rrogat e pedagogëve. Ditën që do të bëj operacion plastik edhe për fytyrën edhe për trupin do ti bëj live që të shtoj klikimet në You Tube që të filloj të marr disa të ardhura nga You Tube.