Familjarët e gruas kërcënojnë me vdekje babanë që harroi foshnjën fatkeqe në makinë

Familjarët e gruas kërcënojnë me vdekje babanë që

Një dramë po pason tragjedinë në Artë ku babai harroi foshnjen në makinë dhe për pasojë ndërroi jetë.

Mediat greke shkruajnë se situata jashtë spitalit të Artës rrezikon të dalë jashtë kontrollit pasi familjarët e nënës së vajzës 5.5 muajshe, e cila humbi jetën në sediljen e pasme të makinës së babait të tij 37-vjeçar, po e kërcënojnë me vdekje se e harroi fëmijën në makinë.

37-vjeçari, i cili ndodhet nën roje në spital, mësohet se është punonjës i Operatorit Helen i Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike greke dhe i ka rënë të fikët kur ka mësuar për vdekjen e fëmijës së tij.

Ndërkohë, familjarët e gruas së tij kërcënojnë se nëse ai del nga spitali do ta vrasin, ndërkohë që në të njëjtën kohë thuhet se nëna e foshnjës kërcënon me vetëvrasje.

Nga raportimet e fundit thuhet se babai ka mbërritur në punë, ka parkuar mjetin pa e kuptuar që fëmija i tij ishte në sediljen e pasme, e ka mbyllur dhe më pas ka marrë makinën e kompanisë për të vazhduar punën.

Tragjedia ka ndodhur kur gruaja ka mbërritur në çerdhe për të marrë fëmijën, nuk e ka gjetur dhe ka telefonuar bashkëshortin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur.

Me telefonatën e furishme të nënës, babai e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, vrapoi drejt makinës së tij dhe e gjeti vogëlushen pa ndjenja me shkumë në gojë, të lidhur në ndenjësen e posaçme për fëmijë.

Vajza e vogël u dërgua në spital nga babai pas orës 15:00 dhe mjekët bënë përpjekje për ta ringjallur por pa sukses.

Nëna ndodhet në një gjendje të mjerueshme shpirtërore në spital, ende e paaftë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Një hetim paraprak për atë që ka ndodhur saktësisht, por kryesisht se si një baba mund të kishte harruar për kaq shumë orë që kishte fëmijën e tij në makinë, po kryen policia lokale.

Për shkakun e vdekjes së foshnjes u urdhërua autopsia dhe u dërgua në Janinë.

greqi foshnja ne makine

EMISIONET