Tragjedia, babai e harron foshnjen në makinë, kur kthehet e gjen të pajetë
Një baba 37-vjeçar ka harruar në makinë vogëlushen e tij 5.5 muajshe dhe për pasojë ajo ka ndërruar jetë. Babai u nisi nga shtëpia për ta çuar vajzën e vogël në një çerdhe dhe më pas do shkonte në punë. Për arsye që askush nuk mund ti shpjegojë, ai harroi që e kishte fëmijën në sediljen e pasme dhe shkoi menjëherë në punë.
Një tragjedi e paimagjinueshme është regjistruar në Artë të Greqisë, kur një baba harroi fëmijën e tij në makinë për disa orë dhe për pasojë foshnja humbi jetën.
Sipas artinos.gr, për arsye të panjohura deri më tani, babai e kishte harruar vogëlushen në sediljen e pasme.
Kur pas 8 orësh është kujtuar, ai ka shkuar te makina dhe e ka gjetur të lidhur në karrigen e fëmijës pa ndjenja.
Foshnja ishte pa ndjenja dhe nxirrte shkumë nga goja. Ai e dërgoi menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua dhe vdekja.
Për shkakun e vdekjes së foshnjës u urdhërua autopsia dhe u dërgua në Janinë.