"Erion Veliaj gënjen gjithë botën", banorët në 'Fresk' probleme me rrugën: Pas zgjedhjeve u zhdukën

Bashkia e Tiranës vendosi të asfaltojë para zgjedhjeve të 25 prillit rrugën "Muhamed Deliu" në zonën e "Freskut."

Menjëherë pas votimeve makineritë që ishin vendosur në këtë zonë u zhdukën dhe rruga ka filluar të degradohet.

Edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga ndërhyrja në këtë segment cilësia e dobët e punimeve faktohet nga amortizimi i rrugës.

Aksi kryesor është gjithë gropa duke vështirësuar kalimin e automjeteve.

"Përsëri është prishur, përsëri do rregullohet, është për faqe të zezë. Të shtrohet mirë, lekët harxhohen dhe punën nuk bëhet."

"Një shtesë e hollë, çfarë rregullimi është ai? Ne jemi për turp."

"Po e prishur, nuk ka mirëmbajtje."

"Nuk ka vënë dorë bashkia këtu në Fresk."

Për banorët ky aks është problematik ndërsa asfaltimin në kohë fushate e shohin si skemë e Veliajt për të marrë vota.

"Para votimeve erdhi këtu dhe thanë që do ta bëjmë, sollën edhe mjetet e rënda. I lanë 2 ditë sa për votime dhe tani nuk vuri dorë fare, i morën e ikën. Ajo është për të marrë votat."

"Erion Veliaj gënjen gjithë botën", banorët

Edhe pse kanë bërë vazhdimisht thirrje duket se banorët tashmë nuk kanë kujt ti drejtohen pasi Veliaj për to është treguar gënjeshtar.

"Ai ikën edhe nuk i sheh më deri në zgjedhjet e tjera. Kryetar bashkie kush është këtu, ai gënjen gjithë botën, asnjë fjalë nuk e thotë pa gënjyer. Çdo gjë që flet i ka gënjeshtra."/OraNews/

EMISIONET