EMRI+FOTO/ Ky është 50-vjeçari që mbeti i vr*rë në Babrru

Është siguruar foto e 50-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili mbrëmjen e sotme (2 tetor), u gjet i vrarë me thikë në Babrru.
Dyshohet se 50-vjeçari u godit me thikë pas një sherri, duke mbetur i plagosur, e më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë.
Ndërsa dyshohet se autori i vrasjes pas krimit, ka shkuar në një lokal 300 metra larg vendngjarjes.
Ndërsa ende nuk dihet shkaqet e krimit të rëndë.
Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.


