EMRI/ Aksident në Lezhë, një i pl*gosur në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

EMRI/ Aksident në Lezhë, një i pl*gosur në gjendje të

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të premte në aksin Shënkoll–Rrilë, në qarkun e Lezhës.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një tjetër mjet tip “Ford” dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i njërës prej mjeteve i identifikuar si shtetasi Kristian Kola.

Kola u transportua fillimisht me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Lezhës për ndihmë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rënduar, ai më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme përplasja ka qënë e fortë dhe mjeti ka përfunduar jashtë aksit në një tokë djerrë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

EMISIONET