EMRAT/ Pl*gosje në Lushnje, arrestohet 19-vjeçari

EMRAT/ Pl*gosje në Lushnje, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 26-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja u zbulua pasi i plagosuri, shtetasi Erbion Çerraga, u paraqit në spital për ndihmë mjekësore. Menjëherë pas njoftimit, policia organizoi veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Brenda pak orësh, uniformat blu arritën të identifikojnë dhe arrestojnë shtetasin Denis Hoxha, 19 vjeç, banues në fshatin Stan Karbunarë.

Sipas hetimeve paraprake, i riu ka goditur me thikë 26-vjeçarin gjatë një konflikti. I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 48 160 euro dhe 7 200 dollarë, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat mendohet se do të hidheshin në treg.

EMISIONET