EMRAT/ Plagosi me thikë gruan dhe më pas veten në Tepelenë. 40-vjeçarja me helikopter drejt Tiranës

EMRAT/ Plagosi me thikë gruan dhe më pas veten në Tepelenë.

Zbardhen emrat e çiftit që përfundoi në spitalin e Tepelenës pasi burri plagosi me thikë gruan dhe më pas u vetëplagos. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”.

Mesohet se 42 vjeçari Lulëzim Nanaj akuzohet se ka plagosur me thikë gruan e tij, Floretën në veshka.

Ndërkohë, për 40-vjeçaren është dashur ndërhyrja e specializuar ndërsa një helikopter po e sjell në spitalin e Traumës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

EMISIONET