Elbasan/ I riu vritet me armë zjarri pranë stadiumit "Elbasan Arena", në kërkim autori

Një konflikt mes disa të rinjve i mori jetën një 25-vjeçari mbrëmjen e sotme (17 gusht 2022) në Elbasan. Policia në njoftimin zyrtar për mediat thotë se rreth orës 21:50, në lagjen "Kongresi", gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi Klajdi.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Madrid Ulqinaku rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

LAJMI NE PERDITESIM


Ora 22:37  Ky është 25 vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan, dëshmitarët: Autori iku në makinë me dy të tjerë

Policia e Elbasanit informon se viktima Madrid Ulqinaku dyshohet se është qëlluar me arme nga një 20 vjeçar dhe më pas autori është larguar me një makinë.

Sipas dëshmitarëve dyshohet se  20 vjeçari i identifikuar si Klajdi Sh është larguar me një makinë në të cilën kanë qenë dhe dy persona të tjerë. Gjithashtu në ndjekje të saj është vënë një patrullë policie e cila ka qenë rastësisht në zonë, informon gazetarja e Ora News. Por një informacion i tillë nuk jepet për momentin në informacionin paraprak të policisë

 


Ora 22: 36 I riu në Elbasan u qëllua me pistoletë pas konfliktit, policia identifikon autorin 20-vjeçar 

Një konflikt mes disa të rinjve i mori jetën një 25-vjeçari mbrëmjen e sotme (17 gusht 2022) në Elbasan.

Policia në njoftimin zyrtar për mediat thotë: rreth orës 21:50, në lagjen "Kongresi", gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi Klajdi.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Madrid Ulqinaku rreth 25 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.


22: 25 Policia rrethon zonën, qytetarë të tronditur/ Pamjet e para nga Elbasani

Elbasani është tronditur mbrëmjen e sotme nga një vrasje e ndodhur pranë stadiumit.

Video e mbërritur nga vendi i ngjarjes tregon se vrasja ka ndodhur në një zonë të popullura dhe të shumtë qytetarët që janë shokuar nga krimi por dhe janë bërë dëshmitarë të vrasjes.

Viktima është Madrid Ulqinaku, rreth 25 vjeç.


 

Ora 22:02 I riu vritet me armë zjarri pranë stadiumit "Elbasan Arena"

Një i ri u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stadiumit "Elbasan Arena". Viktima pas disa minutave u identifikua si Madrit Ulqinaku rreth 35 vjeç.

Siç tregojnë dëshmitarët në vengjarje, viktima ka qenë në afërsi të lokalit dhe është thirrur nga një person tjetër.

Dëshmitarët tregojnë se ata janë konfliktuar fillimisht verbalisht. Më pas personi është larguar dhe ka hipur në automjetin që ishte parkuar në afërsi të lokalit dhe ka qëlluar në drejtim të Ulqinakut duke e lënë të vdekur.

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën ku trupi i viktimës ishte ende në trotuar. 

Ngjarja ka shkaktuar panik të madh te njerëzit pasi ka ndodhur në një zonë tejet të populluar dhe në një orar me shumë lëvizshmëri.

Elbasan/ I riu vritet me armë zjarri pranë stadiumit "ElbasanElbasan/ I riu vritet me armë zjarri pranë stadiumit "Elbasan

EMISIONET