Ky është Madrid Ulqinaku që u ekzekutua në Elbasan, dëshmitarët: Autori iku në makinë me dy të tjerë

Ky është Madrid Ulqinaku që u ekzekutua në Elbasan,
Ne foto: Viktima Madrid Ulqinaku, dhe vendi ku u vra prane "Elbasan Arena" 17 gusht 2022

Viktima Madrid Ulqinaku është qëlluar nga një 20 vjeçar i cili e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë afër "Elbasan Arena" dhe më pas është larguar me një makinë.

Vrasja u shenua rreth orës 21:50, të mbrëmjes së 17 gushtit 2022 në lagjen "Kongresi", Elbasan.

Sipas dëshmitarëve dyshohet se  20 vjeçari i identifikuar si Klajdi Sh. është larguar me një makinë në të cilën kanë qenë dhe dy persona të tjerë.

Gjithashtu në ndjekje të saj është vënë një patrullë policie e cila ka qenë rastësisht në zonë informon gazetarja e Ora News Edisona Skenderi por zyrtarisht policia nuk e ka dhene ne informacionin paraprak te saj.

Deshmitaret

Siç tregojnë dëshmitarët në vendgjarje, viktima ka qenë në afërsi të lokalit dhe është thirrur nga një person tjetër.

Ata janë konfliktuar fillimisht verbalisht. Më pas  personi është larguar dhe ka hipur në automjetin që ishte parkuar në afërsi të lokalit dhe ka qëlluar në drejtim të Ulqinakut duke e lënë të vdekur.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen "Kongresi", Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET