Bregu: Struktura ekonomike e medias dëmton më shumë gazetarinë sesa vetë profesionistët

Bregu: Struktura ekonomike e medias dëmton më shumë

Pedagogu i gazetarisë, Zylyftar Bregu, i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, foli për sfidat me të cilat përballet gazetaria shqiptare, duke u ndalur te ndikimi i strukturës së medias, pronësisë dhe zhvillimit të profesionit pas viteve ’90.

Bregu u shpreh se problemi kryesor nuk qëndron vetëm te gazetari, por te mënyra se si është ndërtuar struktura ekonomike e medias në Shqipëri.

“Është më shumë struktura që e dëmton gazetarin sesa gazetari në vetvete. Për shkak të mënyrës se si funksionon struktura ekonomike e gazetarisë në Shqipëri, ajo ndikon për keq më shumë te gazetari sesa vetë profesionisti”, deklaroi ai.

Sipas pedagogut, media shqiptare funksionon kryesisht mbi një model të përqendruar, ku pronësia shpesh lidhet me një individ ose familje, ndryshe nga modele të tjera ku aksionerët dhe strukturat e shpërndara të pronësisë kanë më shumë peshë.

Duke komentuar përqendrimin e pronësisë në media, Bregu solli në vëmendje edhe ndryshimet me periudhat e mëparshme, duke argumentuar se kuadri i mëparshëm ligjor, pavarësisht kufizimeve, kishte më shumë mekanizma kontrolli ndaj përqendrimit.

Ai u ndal edhe te zhvillimi i gazetarisë shqiptare pas viteve ’90, duke thënë se në fillim profesioni u përball me mungesën e gazetarëve të formuar.

“Sfida ishte se mungonin profesionistët, gazetarët e formuar, dhe atë fushë e zunë më shumë ata që kishin pasion gazetarinë dhe guximin për ta ushtruar këtë profesion”, tha Bregu.

Sipas tij, gazetaria e viteve ’90 deri në fillim të viteve 2000 ishte një gazetari idealiste, por njëkohësisht edhe e angazhuar, ku shpesh lajmi dhe opinioni nuk ishin të ndara qartë, për shkak edhe të zhvillimeve të forta politike të asaj periudhe.

Zylyftar Bregu: Hë pyetje që më vë në dilemë. Mendoj që janë të dyja. Ka më shumë mendoj që është struktura që e dëmton gazetarin sesa gazetari në vetvete. Për shkak të mënyrës se si funksionon struktura ekonomike e gazetarisë në Shqipëri, mendoj që struktura ndikon për keq më shumë te gazetari sesa gazetari vetë në profesionin e tij. E them këtë për shkak se struktura ekonomike e medias në Shqipëri funksionon mbi një logjikë monokratike. Pra ku një njeri ka një media, ose një familje ka një media.

Ndryshe nga logjika e aksioneve që ekziston.Po, siç ka qenë më herët koncepti i ligjit, që gjithsesi ishte i mirë, pavarësisht se futej në një logjikë formaliste edhe atëherë, por gjithsesi ishte më i mirë se sot. Më shumë se 40% në një liçencë kombëtare dhe më shumë se 50% më duket në një liçencë lokale, por për liçencën kombëtare jam i sigurt duke qenë. Ka më shumë sesa 200%. Patjetër.

Po, ka ndikim të madh, po bie dakord. Edhe që ndoshta më të madh sesa i takon. Jam dakord me të gjithë konstatimin tënd. Ashtu siç mendoj që gazetarët ose gazetaria në Shqipëri pas viteve '90 ishte përballë një sfide sepse mungonin po themi profesionistët, gazetarët e formuar, dhe atë fushë e zunë më shumë ata që e kishin pasion gazetarinë dhe që kishin guximin për të lëvruar këtë profesion.

Gazetaria post '90 deri në vitet 2000 ishte një gazetari idealiste, sa i përket pastërtisë së saj, por ishte një gazetari e angazhuar ku lajmi dhe komenti nuk ishin ndarë akoma. Ishin akoma një përzierje edhe për shkak të zhvillimeve politike të viteve '96, '97, '98.

EMISIONET