Atentati në Vlorë/ Bledar Birçaj u ekzekutua me 10 plumba,dy pistat kryesore të hetimit

Atentati në Vlorë/ Bledar Birçaj u ekzekutua me 10 plumba,dy

Ora News, zbulon ekskluzivisht foton e Bledar Birçaj, pronarit të lokal “The Boss” në zonën e “Lungomares” në Vlorë, i cili mbeti i vrarë me mbi 10 plumba mesditën e sotme në rrugën “Hajro Çakëri”.

Bledar Birçaj, i cili rezulton se në 13 shkurt 2021, ka hyrë në territorin e Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit në Shkodër.

Për policinë dhe prokurorinë e Vlorës ka dyshime se Birçaj ka qënë në Spanjë.

Në vitin 2011, Bledar Birçaj është arrestuar së bashku me një person tjetër ne tentativën për një vrasje. 

Nuk dihet me saktësi se cili ka qënë motivi kryesor për tentativën e vrasjes,  por për këtë ngjarje Birçaj është arrestuar dhe më pas liruar me vendim të gjykatës së Vlorës.

Bledar Birçaj, rezulton të jetë pronari i Bar-Kafe “The Boss” në Vlorë që ndodhet në zonën e “Lungomares”.

Lokali administrohej nga vetë ai qysh prej vitit 2017. Pistat kryesore të vrasjes së sotme janë ajo e hakmarjes dhe trafikut të drogës në Spanjë, ku grupet e Vlorës kohët e fundit kanë gjetur një shtrirje në këtë shtet.

EMISIONET