"E dini kush e provokon Presidentin…" , Meta i përgjigjet Bashës: Çfarë më duhet mua PD si mburojë?


Presidenti i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, se koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, ditën që kjo parti u distancua nga Sali Berisha.

Në konferencën për median, Meta tha se ai nuk ka nevojë për mburojën e asnjë partie politike, teksa i kujtoi Bashës blindimin e selisë blu.

Meta: Unë i kam vendosur këto blindat, ata me maskat unë i kam çuar atje? Çfarë më duhet mua PD si mburojë? Asnjë parti politike nuk më duhet mua si mburojë. Unë dal mes qytetarëve shqiptarë çdo ditë dhe nuk kam nevojë as për shoqërues, fare. Kush vendos blinda, mburoja, kush fshihet, ju e dini shumë mirë edhe kush e provokon presidentin dhe për llogari të kujt e bën dhe që e ka provuar për vite të tëra. Presidenti i ka thënë nuk digjen mandatet, i dogjën kur ishte Presidenti jashtë, e bënë fakt të kryer.

I ka thënë hyr në zgjedhje vendore dhe ja ku e ka lënë opozitën dhe gjithë Shqipërinë. Nuk vuajnë vetëm demokratët dhe opozitarët nga kjo situatë por gjithë qytetarët, edhe ata që kanë votuar për PS. Kush i kontgrollon këta kryetar bashkish, qverinë në parlament me këtë situatë? A përfitojnë disa kolegë tuaj që paguhen nga 20-30 milion çdo muaj, është tjetër histori.

EMISIONET