Meta: Shumë mirë bëri policia që ndërhyri me 8 Janar, po ç'bëri me denoncimin e Këlliçit për vjedhjen e zyrave?

Presidenti, Ilir Meta, ka vlerësuar ndërhyrjen e policisë për shpërndarjen e protestës së 8 janarit para PD.

Por nga ana tjetër ai tha se policia po me aq zell duhet të kishte vepruar dhe hetuar edhe bastisjen e zyrave të FRPD.

Meta: Shumë mirë bëri policia që ndërhyri atje por policia të na thotë çfarë bëri me denoncimin e kryetarit të FRPD-së Belind Këlliçi që i kanë shkatërruar zyrën, i kanë vjedhur dhe ndërhyrë në ato mjetet personale. Këtë na e thotë dot policia se ka një muaj e ca që ka ndodhur kjo gjë. Ne duam një shtet, ose të paktën unë si President, që të jetë i drejtë me të tërë. PS ti zgjidhë vetë punët e saj. PD ti zgjidhë vetë, partitë e tjera ti zgjidhin vetë bazuar në Kushtetutën e vendit dhe statutet që ato kanë. Gjithë ky tension artificial është urrejtje ndaj votës së lirë. Në këtë mënyrë nuk mund të kemi as një shtet të drejtë, as demokraci të besueshme, për fat të keq as një opozitë më të besueshme se qeveria për të cilën ju i dini kritikat që kemi.

EMISIONET