Dy prokurorë shikojnë nga afër vendin ku u gjend kenianja e kazinosë. Hetime edhe në pistën e “vetëvrasjes”

Dy nga tre pistat ku prokuroria e Tiranës, po zhvillon hetime për rastin e shtetases keniane Joy Ayoko, është ajo e “Vetëvrasjes” dhe “Shkaktimit të vetëvrasjes”.
Dy prokurorët e çështjes Arben Agovi dhe drejtuesi i prokurorisë Arenc Çela, ditën e martë kanë parë nga afër vendin, ku është gjetur shtetësja keniane, e cila qëndronte në Tiranë për shkak të punësimit pranë një kazinoje në zonën e stadiumit “Air Albania”.
Prokurorët kanë konstatuar se Joy Ayoko, është gjetur pa ndjenja në oborrin e një banese, në të cilën nuk mund të hysh jo vetëm me makinë por as në këmbë.
Kjo pasi një dere e vetme që ndodhet aty, qëndron prej shumë vitesh e mbyllur.
Nisur nga kqyrja e vendit të ngjarjes, prokurorët kanë krijuar një dyshim se 22-vjeçaria keniane, mund të jetë hedhur vetë nga dritarja e apartamentit.
Në banesën ku jetonte ajo së bashku me një vajzë tjetër nga Kenia, nuk ka asnjë shenjë që mund të krijojnë bindje dhe dyshime të arsyeshme se rasti lidhet me një tentativë vrasje.
Në krevatin e Joy Ayoko, prokuroria ka gjendur tasin me pilaf dhe një aparat telefonik. Ndërsa sendet dhe orenditë e tjera të shtëpisë kanë qënë jo ç’regullta, gjë e cila sipas prokurorëve të krijon bindjen se para krimit në shtëpi nuk kapasur përleshje fizike.
“Ora News” mëson se Joy Ayoko, së bashku me një shoqen e saj disa kohë më parë, ka qëndruar në një tjetër banesë me qira në Tiranë. Por për shkak se mes tyre kanë pasur kontradikta dhe konflikte, Joy Ayoko, është ndarë prej saj, duke qëndruar me një shoqe tjetër nga Kenia, në zonën afër amabsadës Turke në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 13 gusht të këtij viti. Ndërsa policia e Shtetit, ka kryer veprime hetimore duke dërguar materialin në 15 gusht në prokurorinë e Tiranës.
Po për shkak të pushimeve të sezonit të verës, materiali hetimor është ndarë për hetim në muajin gusht. Por veprimet hetimore kanë filluar të kryehen në mesin e muajit shtator. Vepra penale oër të cilën është rregjistruar çështja lidhet me “Plagosjen e rëndë me dashje”, por hetimet tashmë po shtrihen edhe në pistën e “vetëvrasjes” dhe “Shkaktimit të Vetëvrasjes”.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

