Durrësi dhe Kurbini do përballen me ndërprerje të energjisë/ OSHEE njofton shkakun dhe kur pritet të ndodh

OSHEE njofton abonentët në disa zona të Durrësit dhe Kurbinit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike ditën e mërkurë, më 5 shkurt, për shkak të punimeve që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.
Sipas njoftimit zyrtar, stakimi i energjisë do të zgjasë nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe lidhet me punimet për linjën e re 110 kV “Gjiri i Lalzit – Fushë Kuqe”.
Pa energji do të mbeten këto zona:
Në Durrës, zona e Ujësjellësit të Durrësit.
Në Kurbin, zonat Gurrëz, Fushë Kuqe, Adriatik dhe Patok.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe subjekteve në këto zona që të marrin masa paraprake për të shmangur problemet gjatë orëve të ndërprerjes së energjisë.
Pas përfundimit të punimeve, furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet normalisht.

