Dukat, shuhet pas 8 ditësh vatra e zjarrit që rrezikonte Parkun e Llogarisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2025, 13:57
Pas 8 ditësh përpjekjesh intensive, është shuar plotësisht vatra e zjarrit në majën e malit të Dukatit që rrezikonte parkun kombëtar të Llogarasë.
Burime nga terreni bëjnë me dije se situata po shkon drejt normalizimit, ndërsa mbetet aktive vetëm një vatër e vogël pranë fshatit, pa rrezik për banesat apo zonën e mbrojtur.
Nëse nuk fryjnë erëra të forta, edhe kjo vatër pritet të vendoset nën kontroll brenda ditës.

