250 mln lekë dëm në Lezhë/ Ujësjellësi i Treshit me probleme, 2 javë pas vënies në funksion tubacionet janë çarë, uji i ndotur

249 milionë lekë kushtoi ujësjellësi i fshatit Tresh në Lezhë, i cili u vu në funksion pak javë më parë. Por, ujësjellësi duket se nuk ka dhënë rezultat. Banorët thonë se uji në shtëpitë e tyre jo vetëm që shkon pak, por edhe është i ndotur, ndërsa akuzojnë se puna nuk është bërë si duhet.

Janë investuar milioana lek, por ujësjellesi i ri i fshatit Tresh në Lezhë nuk po funksionon siç duhet.

2 javë pas vënies në funksion, janë shfaqur problematika të theksuara.

Tubacionet janë çarë në disa pika sapo uji nisi të qarkullonte dhe kjo është e dukshme në pika të ndryshme të rrjetit shpërndares.

Cilësia e dobet e punimeve ka sjellë këtë problematikë, thonë banoret, ndërsa uji që rrjedh në çezmat e tyre eshte totalisht i ndotur dhe i pakonsumueshem .

Banori: “Kanë bërë ndërhyrje njerëz amatorë, jo të ndërmarrjes, por të paguar prej saj, dhe kanë bërë të gjithë montimin e tubacioneve të të gjithë zonës tonë”.

Banorja: “Ne as nuk mund ta pimë dhe nuk e shtyjmë dot kështu. Është hapur atje sipër tubacioni, këtu dhe atje poshtë. Puna është bërë shkel e shko”.  

Shqetësimi është bërë prezent tek Drejtoria e Ujesjelles-Knalizime dhe Bashkia Lezhë, por deri tani ka patur asnjë reagim thonë banoret.

Banorja: “I kanë hapur dhe nuk kanë ardhur t’i rregullojnë dhe asgjë më shumë. Edhe ujin ka ardhur ujësjellësi e ka kontrolluar dhe e ka lënë ashtu pa zgjidhur asgjë”. 

Ujesjellesi i ri është një investim prej 249 milionë lekësh dhe mendohej se do të zgjidhte perfundimisht furnizimin me ujë të 5 fshatrave të Njesise Administrative të Zejmenit, por nuk po ndodh diçka e tillë.

lezhe ujesjellesi

EMISIONET