Berisha: Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt

Ish-kryeministri Sali Berisha në bashlkëbisedimin e tij në rrjetet sociale, i ftoi emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin.

“Normalisht çdo emigrant kudo që ndodhet, më 14 maj duhet të votonte aty ku gjendet. Sot teknologjia e bën të mundur votimin në kohë reale kudo që ndodhet shqiptari. Por pengesa e vetme për këtë është Edi Rama, i cili nuk pranon dhe nuk do të pranojë që në këto zgjedhje të votojë emigracioni.

Berisha: Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës

Por, këto janë zgjedhjet e jetës sonë, në kuptimin e asaj që ne ftohemi pas 32 vitesh te kutitë e votimit për të rivendosur pluralizmin dhe përmbysur monizmin. Në këtë kontekst, në këtë betejë, angazhimi i emigracionit, qoftë duke qartësuar rolin jetik që ka pluralizmi për shoqërinë shqiptare, qoftë duke marrë ato kursime që kanë për të ardhur për të votuar, është i një rëndësie shumë të madhe.

Me këtë rast i ftoj të gjithë emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin. Sikundër i ftoj ata që nuk kanë mundësi, të bëjnë gjithçka me telefonata, jo vetëm me familjarët, por edhe më të afërmit e tyre, t’u kujtojnë se pse nuk ndodhen në Shqipëri. T’i ftojnë të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë ndryshimin”, tha Berisha

Ai tha se të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt.

Berisha: Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës

“Çdo kandidat përveçc Belind Këlliçit, është kandidat i Edi Ramës. Ai kandidon për të ndihmuar kandidatin e Edi Ramës, që përbën në vetvete falsititetin më të madh, një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi, një nga njerëzit më mashtrues dhe më pa ndjenja për qytetarët.

Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt. Janë njerëz që kanë kaluar në krah, në sqetullat e Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën. Nuk besoj kurrë se e djathta mund të bëhet me njerëz si Alibasha dhe Lulzim Brava, të cilët janë pengje në lidhje krimi të Edi Ramës”, theksoi Berisha.

Berisha u shpreh se qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2 milionë euro kilometri

“E vërteta është se një seri bashkish janë tërësisht të falimentuara. Por, nuk mundet kurrë një njeri të qëndrojë duarkryq përpara të keqes. Kur sheh të keqen me sy, detyra më kryesore është ta ndalosh atë. Aty ku ndalon të keqen, lind shpresa, lind mundësia.

Ka qenë viti 1992, gjithsej arka e shtetit kishte 4 milionë dollarë. 80 përqind e qytetarëve ishin të papunë. Por reforma dhe guximi për t’i ndërmarrë ato, bënë të mundur që çdo vit, të ardhurat të dyfishohen. Unë mund t’u them ju zoti Erion, se qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2, 3 milionë euro kilometri. Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë shkolla me 6 milionë euro, por me 700 mijë euro.

Kryeministri i ardhshëm nuk do shpenzojë 22 milionë euro me fluturime me avion me dhomë gjumi, të blejë vazo 4 milionë euro. Nuk do lejojë kurrë që ministrat të ulen në dreka dhe darka me 10 mijë euro, apo që të udhëtojë 15 rrugë me helikopter për Peshkopi. Mundësitë janë të mëdha nëse vendosim ligjin dhe qytetarin në epiqendër të qeverisjes", tha ai.

Ish-kryeministri u zotua se do i rikthehet investimeve rurale, pasi siç tha ai, “Rilindja Urbane” ishte një projekt i tmerrshëm vjedhjeje.

“Në vitin 205-2013, nga 11 mijë kilometra rrugë, 8400 ishin në Shqipërinë rurale. Përsëri mbeten rreth 3 mijë kilometra rrugë të paasfaltuara në zonat rurale. Mbeten të paktën edhe 300 ujësjellësa për t’u ndërtuar. Pra mbeten një seri investimesh të cilat ishin të domosdoshme në mënyrë që zonat rurale të kenë atë infrastrukturë që kanë lagjet e qyteteve.

Duheshin edhe të paktën 2 miliardë euro. Gjithçka ndaloi. Ky projekt stopoi dhe u kthye çdo gjë në vendosjen e pllakave të gurit në sheshet e qyteteve. Rilindja Urbane është projekti më i tmerrshëm për vjedhjet se çdo projekt tjetër. A mund të imagjinoni që për shtrimin me pllaka guri të shesheve të bashkive, të jenë shpenzuar 2.3 miliardë euro, të cilat së bashku nuk mund të shkonin më shumë se 400 milionë euro.

Por aty është bërë një nga gropat më të mëdha të vjedhjes në këtë vend. Nuk ka diskutim se një Shqipëri rurale është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar. Ne i kthehemi zhvillimit rural si kusht për zhvillimin e Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

EMISIONET