Dosjet e Sigurimit, Demalia nxjerr dokumentin: “Çiftelia” jo vetëm ka spiunuar, por s’ka pushuar së spiunuari

Dosjet e Sigurimit, Demalia nxjerr dokumentin:  “Çiftelia” jo

Analisti Ilir Demalia ka reaguar sërish në lidhje njerëzit që qarkullojnë nga ekrani në ekran dhe që ka qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit e nuk ngurron që disa t’i përmendë me emra.

Demalia publikon faksimilen dhe pretendon se Preç Zogaj ka qenë sigurims me pseudonimin “Çiftelia”, dhe përmes rrjeteve sociale teksa publikon një dokument që sipas tij e vërteton këtë, Demaliaj thotë se dosja e “Çiftelisë” regon që jo vetëm ka spiunuar, por nuk ka pushuar duke spiunuar dhe ka tre volume me spiunime.

“Të gjithë e dinē tashmë kush është bashkëpunëtori i Sigurimit Çiftelia.

Ky ka pranuar që ka firmosur, por nuk ka spiunuar.

Dosja e tij tregon që jo vetëm ka spiunuar, por nuk ka pushuar duke spiunuari dhe ka tre volume me spiunime.

Kjo është demon-shkërdhatokracia shqiptare e dhjetorit 1990 me spiunë të Sigurimit dhe me të dërguar të Ramiz Alisë dhe prandaj sillet Shqipëria me këta që studio në studio predikojnë dhe bëjnë moral.

Turpi është dhe i medias, por dhe media janë si këta prandaj i mban.

Në vend që t’i demaskojë si model i së keqes na i quan dhe elitë. Shqipëria e tëra është një Big Brother.

Pra një banalitet dhe maskarallëk politik, kulturor, mediatik”, thekson Demalia.

Dosjet e Sigurimit, Demalia nxjerr dokumentin:  “Çiftelia” jo

EMISIONET