"Sterilizimi", Hoxha: Në krye të shtetit grupe të vogla si banda kriminale, 100 mln euro mes shokëve të shkollës
Gazetari dhe analisti, Poli Hoxha ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për koncensionin e sterilizimit.
Hoxha tha se në krye të shtetit janë grupe të vogla e funksionojnë si banda kriminale.
"Presioni publik dhe mediatik ishte i madh për dosjen e koncensionit të sterilizmit. Skema korruptive në 10 vite ndërsa shefat janë lënë jashtë. Ato prokurorë vijnë nga sistemi i vjetër. Një koncesion kaq i thjeshtë për tu kapur të zgjaste tre vite, nuk ka kuptim. Unë e dija se ajo kontratë nuk do ekzistonte tek ministria e shëndetësisë.
Krimi financiar më i vështiri për tu zbardhur, nuk ka ekspertë. Kemi elementë tipik të atyre korrupsioneve në formën e një organizate të vogël. Në krye të shteti ka grupe të vogla që funksionjnë si banda. Shokë shkolle, njëri ministër, tjetri emigrant që hap kompaninë dhe ndajnë 100 milionë mes tyre. Këtu gjithcka është kthyer në propagandë. Të gjitha koncesionet kanë të njëjtën skemë", tha ndër të tjera Hoxha.