(DOKUMENTI I PLOTË) Rikthehet TikTok-u në Shqipëri!/ Hapet platforma pas një viti pezullim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 15:59
Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktok në Shqipëri.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë.
“Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.”
Tiktok u pezullua më 6 mars të vitit të kaluar.

