EMRI/ Digjet kamionçina gjatë natës në Delvinë-Kardhiq, ja nga se u shkaktua...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 09:12

Një makinë u përfshi nga zjarri në orët e para të së enjtes në rrugën Delvinë – Kardhiq.
Automjeti tip Man me targë AA 084 SL, me drejtues Leonard Budlla, u dogj aksidentalisht pranë tunelit të Skërficës, afër fshatit Senicë, në bashkinë Delvinë.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, si dhe policia lokale.
Sipas hetimeve paraprake, zjarri mund të ketë nisur nga një problem teknik në mjet. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë vetëm dëme materiale.


