Dhunuan efektin në Laprakë, sqarimi i policisë: Njëri prej agresorëve polic i Vlorës

Dhunuan efektin në Laprakë, sqarimi i policisë: Njëri prej

Policia sqaron sulmin ndaj një efektiv i forcave "Shqiponja" në zonën e Laprakës në Tiranë këtë të diel. Mësohet se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, në brendësi të së cilit kanë qenë 3 persona.

Drejtuesi i tij, por edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar.

Policia bën me dije se "Shqiponja", kanë konstatuar dy shtetas duke debatuar me njëri-tjetrin, dhe njëri prej të cilëve mbante një çantë, në dukje me një send në formën e armës së zjarrit në rrugën "Lord Bajron", në Laprakë, rreth orës 12:30.

Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë kërkuar nga dy shtetasit që të identifikoheshin, por dy personat kanë refuzuar të përgjigjen, dhe kanë kundërshtuar me fjalë dhe fizikisht punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këto rrethana, shërbimet e Policisë kanë kërkuar mbështetje dhe më pas është bërë shoqërimi i tyre në komisariat. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit quhen L. M., dhe R. M., (shtetasi R. M. është punonjës Policie në DVP Vlorë).

Për ndjekjen e mëtejshme të këtij rasti është duke kryer veprime AMP.

EMISIONET