Dh*nuan dhe kanosën policin për shkak të detyrës/ Shpallen në kërkim tre persona në Sarandë

Policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohen se kanë dhunuar oficerin e Policisë Mihal Velço, mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 4 të Sarandës. Personat e shpallur në kërkim janë Andrea Rubati, 27-vjec, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç.
Andrea Rubati është djali i Thimjo Rubatit, personi i cili u plagos mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se oficeri i policisë u ka kërkuar tre të rinjve të mos kryenin manovra të rrezikshme me motor në qytet.
Kjo pasi rrezikonin jetën e tyre dhe qytetarëve të tjerë. Pas kësaj, dyshohet se ata e kanë fyer, goditur për shkak të detyrës dhe kanosur me thikë.
Pas dhunës së bërë ndaj policit, ata janë larguar me motor, por janë identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Tre personat akuzohen për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Kanosja".

