Dh*noi Drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Metën. IMT pezullon nga detyra kunatin e Ergys Agasit
Përplasja fizike gjatë ditës së sotme brenda ambienteve të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ngritur shqetësim të lartë.
Në Këtë incident janë përfshirë Klesti Çela, Drejtori i Mjedisit, dhe Fatmir Meta, Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve.
Pas ngjarjes, kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qendro, në bashkëpunim me kryeinspektorin e përgjithshëm Dashnor Sula, vendosën pezullimin e të dy drejtuesve deri në përfundimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave.
IKMT po punon ngushtë me Policinë e Shtetit për zbardhjen e incidentit dhe për të sqaruar arsyet që çuan në konflikt.

