FOTO-LAJMI/ JA PAMJET e autorit të grabitjes me armë të pikës së këmbimit valutor te “5 Majit”, gazetari rrëfen tmerrin e dëshmitarëve. Reagon policia

Gazetari Edison Vatnikaj ka siguruar për "Ora News" pamjet e autorit të grabitjes së një pike të këmbimit valutor në zonën e ‘5 Majit’ mëngjesin e kësaj të enjte.

Nga pamjet shihet që personi i dyshuar është veshur me një xhup të zi dhe i mbuluar me kapuç.

FOTO-LAJMI/ JA PAMJET e autorit të grabitjes me armë të
Autori i dyshuar

Sipas informacioneve në media, një person ende i paidentifikuar ka mënyrë brenda pikës së këmbimit, e cila ndodhet në një qendër tregtare në këtë zonë dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë të konsiderueshme parash prej 1.2 milione lekesh.

Sipas dëshmisë së njërës prej punonjësve, personi i paidentifikuar sapo ka hyrë brenda ka kërkuar lekët, duke i rënë xhamit.

Më pas ka pasur kundërshti nga punonjësja dhe më pas i është drejtuar sportelit duke bërë të njëjtat veprime.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë. Grabitësi, pasi ka marrë paratë, ka mundur të arratiset.

Policia Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

EMISIONET